Pochettino dhe Ancelotti kandidatët serioz për të marrë drejtimin e Evertonit

Futboll

Pochettino dhe Ancelotti kandidatët serioz për të marrë drejtimin e Evertonit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:52
Pochettino dhe Ancelotti

Skuadra angleze e Evertonit ka mbejtur pa trajner, pas shkarkimit të Marco Silva pas humbjes në derbin ndaj Liverpoolit me rezultat 5:2.

Drejtuesit e klubit anglez tanimë kanë piketuar dy synimet kryesore për postin e trajnerit.

Sipas asaj që shkruan The Times, Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti do të jenë synimet kryesore të krerëve të klubit.

Pochettino aktualisht është trajner i lirë, pasi që u shkarkua nga Tottenhami muajin e kaluar, ndërsa Ancelotti është ende në krye të Napolit, por mediat italiane raportojë se italiani është duke i kaluar ditët e fundit atje.

Everton është duke kërkuar që sa më shpejt të jetë e mundur ta emëroj trajnerin e ri, në mënyrë që skuadra të ketë rezultatet të mirë në ndeshjet e mbetura të këtij sezonin në Premier Ligën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat