Milani në kërkim të një mbrojtësi, synohet qendërmbrojtësi i Tottenhamit - Bota Sot
Milani në kërkim të një mbrojtësi, synohet qendërmbrojtësi i Tottenhamit

Futboll

Milani në kërkim të një mbrojtësi, synohet qendërmbrojtësi i Tottenhamit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Milani

Dëmtimi i rëndë që ka pësuar Duarte po shtyn Milanin të gjejë një zëvendësues për të gjatës merkatos së janarit. Kuqezinjtë janë vënë në kërkim të një mbrojtësi qendre, pasi Caldara, pavarësisht rikuperimit, nuk është ende gati për të zbritur në fushë, kështu që duhet një alternativë për t’ia bashkuar Musacchios e Romagnolit.

Rruga që të çonte te Demiral duket se është bllokuar sërish, pasi turku, edhe pse nuk preferohet nga Sarri, kushton shumë, dhe Juventusi nuk pranon ulje, pasi në garë për të janë edhe Manchester United e Arsenali.

Duke parë situatën e krijuar, drejtuesit kuqezi po shikojnë variante të tjera. Objektivi i klubit nga Milanello është Toby Alderweireld, qendërmbrojtësi i Tottenhamit, kontrata e të cilit me “Spurs”-at është pranë skadencës, por për të arritur te belgu, ekipi i Piolit duhet të mposhtë konkurrencën e Interit dhe Juventusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat