Baseli triumfon bindshëm, Zhegrova zverdhet

Futboll

Baseli triumfon bindshëm, Zhegrova zverdhet

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 18:13
Baseli triumfon bindshëm, Zhegrova zverdhet

Skuadra e Baselit nuk tregoi mëshirë për Sionin, duke e mposhtur me rezultat 4:0, në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit zviceran. Comert (23'). Arthur (45' e 57') e Pululu (68') shënuan për fitoren e thellë.

Xhaka asistoi në golin e parë, kur Eray Comert nga rreth 35 metra shënon gol të bukur në këndin e epërm të portës së mysafirëve. Taulant Xhaka e Edon Zhegrova luajtën standardë, Kemal Ademi u paraqit nga minuta e 79-të.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 85-të dhe Zhegrova u ndëshkua me karton të verdhë në atë të të 73-tën. Te Sioni Ermir Lenjani e Bastien Toma luajtën tërë takimin, kurse Pajtim Kasami u zëvendësua në atë të 79-tën.

Baseli është në vend të dytë me 36 pikë, ka një me pak se Young Boys në pozitën e parë dhe   Sion është i shtati me 20 pikë. Zurich pësoi debakël si vendas me 5:0 nga Servette. Benjamin Kololli u paraqit standardë për Zurich-in dhe Kastriot Imeri nga minuta e 68-të për Servetten.
Liga e Zvicrës
Basel-Sion    4:0
Zurich-Servette    0:5
Thun-St.Gallen    1:4
Xamax-Lugano    1:1
Young Boys-Luzern    1:0

Tabela

1. Young Boys    17    11    4    2    37
2. Basel    17    11    3    3    36
3. St. Gallen    17    11    2    4    35
4. Zurich    17    8    3    6    27
5. Servette    17    6    6    5    24
6. Lugano    17    5    5    7    20
7. Sion    17    6    2    9    20
8. Luzern    17    4    3    10    15
9. Xamax    17    2    7    8    13
10. Thun    17    2    3    12    9

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat