"PSG dhe Tuchel kanë marrë fund. Tre përbindëshat duken vetëm kur ankohen për simulimet" - Bota Sot
"PSG dhe Tuchel kanë marrë fund. Tre përbindëshat duken vetëm kur ankohen për simulimet"

Futboll

"PSG dhe Tuchel kanë marrë fund. Tre përbindëshat duken vetëm kur ankohen për simulimet"

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:37
Thomas Tuchel

Paris Saint-Germian fitoi fundjavën e kaluar kundër Montpellier, por vazhdon të mos bindë plotësisht. Cristophe Dugarry, kampion i botës me Francën në 1998-ën dhe i Europës në 2000-shin, ka qenë shumë i qartë në deklaratat e dhëna për RMC Sport:

"Tuchel ka marrë fund, PSG është i barabartë me zero për momentin. Kur shikoj emrat që kanë në sulm, Neymar, Icardi dhe Mbappe, shpresoj të shikoj shqiponja, aeroplanë, shpërthime kudo, ndërsa shikoj lojtarë që qëndrojnë në vend, që mendojnë vetëm për paraqitjen individuale. Nuk asgjë kolektive".

"Ata kanë në sulm tre 'përbindësha', megjithatë nuk arrijnë të bindin: ose nuk dëgjojnë, ose ekzagjerojnë. Edhe kur janë përballë një kundërshtari më pak të fortë, nuk arrijnë të kenë një ndikim dhe duken vetëm kur duhet të ankohen për simulimet. Kur Tuchel bën diçka, ai është i detyruar të japë shpjegime për zëvendësimin e Mbappe", ka thënë Dugarry.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat