Liverpool siguron kualifikimin në 1 minutë, edhe Napoli pret biletën me super Milik!

Futboll

Liverpool siguron kualifikimin në 1 minutë, edhe Napoli pret biletën me super Milik!

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:35
Pamje nga ndeshja

Liverpool ka rrezikuar jo pak, por në fund ka arritur të marrë një fitore 2-0 ndaj Red Bull Slazburg në ndeshjen e fundit të fazes së grupeve të Champions League. Me këto tri pike, The Reds e mbyllin në krye të grupit E, mbi Napolin.

Pjesa e parë kishte emocione dhe mundësi për të dy skuadrat për të shënuar. Haaland është treguar i rrezikshëm në disa momente, por edhe Salah ka shpërdoruar dy mundësi të mira.

Pas pushimit miqtë ishin më insistues dhe goli i Keita ka lehtësuar gjithçka. Pak minuta më vonë Salah ka shënuar një gol të rralë me të djathtën duke siguruar fitoren e madhe. 100 minuta i kanë ndarë dy golat e The Reds. 

Napolit i është dashur vetëm një pjesë për të marrë tri pike tepër të rëndësishme si për financat e klubit, ashtu edhe për moralin e lojtarëve. Të kaltrit e kanë mbyllur fazën e grupeve në vend të dytë, pas fitores 4-0 ndaj Genk në shtëpi.

Napoli e ka nisur me vrull të madh dhe Milik ka shënuar golin e pare që në minutën e 3‘. Sulmuesi polak ka shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë duke kompletuar tripletën e tij si dhe kualifikimin.

Pas pushimit Mertens ka shënuar me penallti një gol sa për statistikë në një ndeshje që më në fund do të shërbejë për të qetësuar situatën e rënduar që ka pushtuar kampin napoletan prej muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat