Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas e ka këshilluar Barcelonën që t’a transferojë Kylian Mbappe.
Fabregas beson se talenti francez, Mbappe, është ylli i ardhshëm i futbollit dhe Barcelona duket ta afrojë atë.
“Mbaj mend në mënyrë të përsosur ditën kur Lionel Messi arriti në ekip; ai nuk foli shumë, por luajti si dikush që nuk e shihni, ishte i pandalshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas.
“Për të ardhmen do të zgjidhja Mbappen. Ai është e ardhmja e futbollit pasi të largohen Messi dhe Cristiano Ronaldo”.