Milner rinovon kontratën me Liverpoolin - Bota Sot
Milner rinovon kontratën me Liverpoolin

Futboll

Milner rinovon kontratën me Liverpoolin

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 11:58
James Milner

Është kohë rinovimesh për Liverpool, teksa pas trajnerit Jurgen Klopp, që firmosi kontratën e re, të njëjtën gjë bëri edhe futbollisti veteran James Milner.

Mesfushori 33-vjeçar ishte në vitin e fundit të kontratës, por drejtuesit dhe për më tepër trajneri gjerman, janë shumë të kënaqur për paraqitjet dhe rolin e Milner brenda grupit të skuadrës.

Ai shihet si një lider i heshtur, që gjithmonë ka udhëhequr grupin dhe asnjëherë nuk është bërë problematik, ndaj edhe meritonte rinovimin e kontratës për 2 vite të tjera pavarësisht se ofertat për të nuk mungonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat