Jurgen Klopp tregon pse më nuk feston golat - Bota Sot
Jurgen Klopp tregon pse më nuk feston golat

Futboll

Jurgen Klopp tregon pse më nuk feston golat

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 22:34
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se shkaku i sistemit teknologjik ‘VAR’ nuk feston më golat, transmeton Gazeta Metro.

Skuadra e Liverpoolit nuk ka të ndalur. ‘Të Kuqtë’ e drejtuar nga Jurgen Klopp sot shënuan edhe fitoren e tetë radhazi në Premier Ligë.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Anfield’ ka përfunduar me rezultatin 2-0. Të dy golat e fitores u shënuan nga Mohamed Salah në minutat 38 dhe 90.

Edhe Sadio Mane arriti që të shënoi gol, por senegalezit goli iu mohua nga sistemi ‘VAR’ për pozitë jashtë loje, ku milimetrat vendosen.

E pas ndeshjes lidhur me këtë rast ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili tha se shkaku i ‘VAR’ nuk feston më golat.

“Nuk e di se ku ishte pozitë jashtë loje, të jem i sinqert. Nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush konfirmon se është gol” – tha trajneri gjerman pas ndeshjes.

“Nuk mendoj se kishte pozitë jashtë loje te goli i Sadio Manes. Nuk mund ta shihja. Por, nuk kam parë ripërsëritjen, kështu që nuk kam ndonjë ide” – tha mes tjerash Jurgen Klopp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat