Haaland udhëton drejt Manchesterit, marrëveshja gati me këtë skuadër

Futboll

Haaland udhëton drejt Manchesterit, marrëveshja gati me këtë skuadër

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 11:11
Erling Haaland

Sulmuesi edhe më parë është takuar me trajnerin e Manchester United, Solskjaer.

Sipas asaj që raporotjnë mediat norvegjeze, superylli i Salzburgut Erling Haaland ka udhëtuar për në Manchestër, për të vazhduar bisedimet me drejtuesit  e klubit të United.

Sulmuesi 19 vjeçar është duke u kërkuar nga një numër i madh skuadrash evropiane, si Dortmundi dhe Leipzigi mirëpo duket se norvegjezi ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Premier League.

Haaland ka pasur edhe një takim ditë më parë, me trajnerin Solskjaer në Molde, ku thuhet se të dy palët janë pajtuar për një transferim të 19 vjeçarit në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat