Lyoni kërkon përforcime

Futboll

Lyoni kërkon përforcime

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 15:56
Lyoni kërkon përforcime

Lyoni kërkon të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit dhe ndër emrat e parë që përmenden janë Thomas Lemar nga Atletico Madridi dhe Kevin Gameiro nga Valencia.

Lemar u bë transferimi rekord i Atleticos në verën e vitit 2018, kur u ble nga Monaco për 60 milionë euro, para se rekordi i tij të thyhej këtë verë nga Joao Felix, por, pavarësisht shumës së shpenzuar ai, nuk shihet si një titullar fiks nga Diego Simeone dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Lyon.

Sipas medieve franceze, spanjollët janë të gatshëm të nisin negociatat për shitjen e Lemarit, pasi me paratë e përfituara nga shitja e tij do të kërkojnë të afrojnë të tjerë lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat