Klubet e Premierligës pas Viniciusit

Futboll

Klubet e Premierligës pas Viniciusit

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 16:47
Vinicius Jr.

Talenti i Real Madridit është bërë objektiv i klubeve angleze për afatin kalimtar të janarit

Vinicius Junior mund ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në Premierligë.

Talenti i Real Madridit pëlqehet nga klubet angleze, të cilat duan ta transferojnë atë në afatin kalimtar të janarit.

19 vjeçari nuk është i lumtur në Madrid pasi nuk po ka hapësira nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Sipas mediumit “El Desmareue”, lojtari ndihet i lënë anash nga trajneri francez dhe e ka kërkuar largimin.

Interesim për sulmuesin e krahut kanë shprehur gjigantët anglezë si Arsenali, Chelsea, Tottenhami e Manchester Unitedi, por edhe Wolverhamptoni.

Paris Saint-Germaini, Interi e Roma thuhet po ashtu se i kërkojnë shërbimet e futbollistit, nëse Reali është i interesuar të lirojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat