Vedat Muriqi futbollisti më i mirë i vitit

Futboll

Vedat Muriqi futbollisti më i mirë i vitit

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Vedat Muriqi

Federata e Futbollit të Kosovës, sonte e ka mbajtur manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019”. Edhe këtë vit në këtë gala-mbrëmje tradicionale, kanë qenë të ftuar mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht janë përmbledhur të arriturat e vitit si dhe u bë përzgjedhja e më të mirëve, për vitin që po lëmë pas.

Futbollisti më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës është shpallur, Vedat Muriqi, i cili nuk ka qenë pjesë e kësaj gala-mbrëmje, për shkak të angazhimeve me klubin e tij, Fenerbache, që në fund javë zhvillon ndeshjen e radhës në Superligën turke, ndërsa futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës u shpall, Kastriot Rexha.

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, fillimisht u shpreh se ky vit në futbollin e Kosovës ka pasur shumë më shumë punë, e më pak fjalë.

Ademi: Kemi pasur shumë punë e pak fjalë

"Sivjet në vitin 2019 kemi pasur shumë më pakë fjalë, kemi pasur më shumë punë, të cilat do të transmetohen. Besoj që sonte do të jetë një natë e mirë, ku do t’i shpërblejmë ata më të mirët. Sigurisht ju uroj të gjithë Dardanëve një vit të mbarë për vitin e ardhshëm", tha Ademi.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj u shpreh se në vitin 2019, futbolli është sporti që e ka bërë krenar shtetin dhe e ka bashkuar atë për çdo ndeshje.

Haradinaj: Na keni bërë krenar gjatë viti të kaluar, vazhdoni kështu

"Vitin e kaluar na keni bërë krenar, duke mos pësuar asnjë humbje. Këtë vit me rezultat në kualifikueset tërë Kosova mburret me ju, dhe e keni vendosur Kosovës hartën e futbollit botërorë, shumë lartë. Megjithatë ajo që ka më shumti rëndësi, është që ju e keni bashkuar Kosovën, na keni bashkuar të gjithëve. Ju i keni bërë të gjithë kosovarët krenar dhe të bashkuar. Edhe një herë që të bashkuar jemi më të fortë dhe të bashkuar mund t’i kalojmë edhe sfidat më të mëdha dhe iu dëshiroj suksese edhe në ndeshjet e ardhshme", tha Haradinaj.

Edhe ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi pohoi gjithashtu e viti 2019 ka qenë një vit ku sukseset në futboll nuk kanë munguar.

Gashi: Viti 2019 ishte shumë i suksesshëm

"Ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm, në veçanti për kombëtaren, por edhe për skuadrat e Superligës edhe të Ligës së Parë. Një sukses i madh edhe për investimet tona të përbashkëta, si qeveri të infrastrukturës sportive. Është fat i mirë që të gjitha ato fitore që i përmendi edhe kryeministri, të gjitha ato kanë ndodhur në vendin tonë. Pra kombëtarja jonë dhe ekipet tona nuk kanë nevojë të shikojnë stadiumet e shteteve tjera për të zhvilluar ndeshjet, pra ato i kanë në vendin tonë", deklaroi Gashi.

Gjatë kësaj ceremonie u ndan edhe çmime tjera të rëndesishme për futbollistë. Formacioni i vitit përbehej nga: Visar Bekaj, Armend Thaçi, Përparim Islami, Visar Berisha, Arbër Prekazi, Arb Manaj, Albert Dabiqaj, Kastriot Rexha, Blend Baftiu, Xhevdet Shabani.

Trajneri më i mirë për vitin 2019 është shpallur trajneri i KF Feronikelit, Zekiria Ramadani, i cili mirënjohjen e pranoi nga kryetari i shoqatës së trajnerëve, Ajet Shosholli.

Këpucën e artë edhe këtë vit e fitoi qendërsulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha.

Feronikeli gjithashtu u shpall edhe skuadra më e mirë për vitin 2019, e cila arriti të fitojë Kupën e Kosovës dhe titullin e kampionit për vitin që po lëmë pas.

Skuadra më fair-play këtë vit u shpall skuadra e Drenicës nga Skenderaj.

Skuadra më e mirë në futsall u shpall Liburni nga Gjakova, ndërsa lojtari më i mirë në futsall u shpall Alfred Prençi, golashënuesi më i mirë për vitin 2019 ishte Ramadan Alaj.     

Gjyqtari më i mirë për vitin 2019 u shpall Genc Nuza për herë të gjashtë.

Tek femrat klubi më i mirë u shpall klubi KF Mitrovica, ndërsa futbollistja më e mirë u shpall, Kaltrina Biqkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat