Gjysma e Europës marrosej pas tij, Valverde nuk e donte te Barcelona

Futboll

Gjysma e Europës marrosej pas tij, Valverde nuk e donte te Barcelona

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 09:02
Valverde

Ishte një nënshkrim i kushtueshëm. E donte  gjysma e Europës, por Barcelona ishte ajo, që i siguroi shërbimet e tij. Në fakt, Frenkie de Jong ishte përforcimi i parë i shkëlqyeshëm i sezonit 2019-2020. Më 24 janar, nënshkrimi i mesfushorit holandez me Barcelonën u bë zyrtar për pesë sezone, deri në vitin 2024.

Kostoja e transferimit të ish-talentit të Ajax arriti në 75 milionë euro, plus 11 milionë në formë bonusesh. Muaj më vonë, De Jong u bashkua me ekipin katalanas. Ai është përshtatur mirë, ndërsa performanca e tij në fushë nuk diskutohet. 

Sidoqoftë, sot ka plasur dalë dritë një lajm i fortë nga Holanda. Gazeta “De Telegraaf” ka bërë të ditur se Barcelona nënshkroi me De Jong kundër vullnetit të trajnerit Valverde. Ky zbulim del në dritë një javë pasi Ajax u eliminua nga Champions, lajm që është pritur shumë keq në vendin e origjinës së De Jong. Kjo media e njohur holandeze nënvizon se De Jong iu afrua vetë Barcelonës: "Mesfushori u dashurua me emrin e madh dhe statusin e klubit katalanas, shto këtu faktin se atje luante një emër i madh si Messi”. 

Më tej, pasi zbuloi mosdakordësinë e tij për mesfushorin në fjalë, “De Telegraaf” kritikon mënyrën se si Valverde po e përdor De Jong në fushë: "Ai refuzon të lejojë që De Jong të tregojë fuqitë e tij si një mesfushor-mbrojtës, si një “6”, ose në një rol nga e majta. Mos harroni se me këtë qasje taktike, ai nuk është aq dominues, nuk shfaqet në skenë sa tek Ajax”.

Mediumi i lartpërmendur kujton lëvizjet e Thomas Tuchel dhe Pep Guardiolës, në përpjekje për ta marrë lojtarin në ekipet e tyre përkatëse. Tuchel e ftoi De Jong në Paris, ndërsa Guardiola në Manchester. Të dy e panë atë si një përforcim të rëndësishëm, madje biseduan me lojtarin për rolin e tij në ekipet përkatëse, PSG dhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat