Tragjedi në familje, Partizani humb një futbollist tjetër për sfidën kryesore - Bota Sot
Tragjedi në familje, Partizani humb një futbollist tjetër për sfidën kryesore

Futboll

Tragjedi në familje, Partizani humb një futbollist tjetër për sfidën kryesore

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 10:38
Tragjedi në familje, Partizani humb një futbollist tjetër për sfidën kryesore

Një shprehje popullore thotë: Kur të vjen e keqja, hapi derën. Pak a shumë në këtë situatë ndodhet edhe Partizani në këtë fund viti, pasi problemet kanë qenë aq të shumta, sa skuadra ka zbritur në vendin e pestë në renditje dhe baraslarguar me 5 pikë nga Kukësi i vendit të parë.

Goditja e fundit që të kuqtë kanë marrë në prag të ndeshjes me Vllazninë është mungesa e paparashikuar e sulmuesit Theofilus Solomon. Shkak për këtë është bërë fatkeqësia familjare e sulmuesit nigerian, pasi nëna e tij është ndarë nga jeta. Solomon sapo ka mësuar lajmin e hidhur, menjëherë pas humbjes me Teutën është larguar drejt familjes së tij për të ndarë dhimbjen e humbjes së nënës.

Lajmi është konfirmuar për gazetën edhe nga klubi, pasi u pyetën për mungesat e djeshme të nigerianit në stërvitje. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet Theofilus Solomonit për humbjen e njeriut të tij të dashur, nënës. Në këtë situatë, stafi teknik i Partizanit humbet shërbimet e sulmuesit nigerian për ndeshjen e fundvitit, ku më 22 dhjetor presin Vllazninë në “Selman Stërmasi”.

Dyshja e stafit teknik, Kalari-Tomori, nuk do ta kenë të plotë grupin për ndeshjen e nesërme me Vllazninë. Katër janë mungesat e konfirmuara për sfidën me kuqeblutë. Uilliam Melo dhe Deian Boldor do të mungojnë gjatë, ku pas kartonëve të kuq që morën në Durrës për sherrin në fushë, Disiplina i pezulloi me 5 ndeshje.

Kështu që ndaj Vllaznisë ata shlyejnë ndeshjen e parë nga pezullimi. Gjithashtu, e konfirmuar është edhe mungesa e Theofilus Solomon, i cili ndodhet pranë familjes, pasi nëna e tij është ndarë nga jeta.

Mungesa e katërt është Esat Mala, i cili që para ndeshjes me Laçin po vuan pezullimin e dhënë nga drejtuesit e klubit, penalizim i cili ka lidhje me mosrinovimin e kontratës. Gjatë paradites së djeshme të kuqtë kanë kryer përgatitjet e para për Vllazninë. Në këtë seancë braziliani Melo nuk është stërvitur, por i ka ndjekur përgatitjet e shokëve si tifoz, pasi e ka mbyllur vitin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat