Matuidi: Erdha te Juventusi për trofe

Futboll

Matuidi: Erdha te Juventusi për trofe

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:04
Matuidi: Erdha te Juventusi për trofe

Mesfushori Blaise Matuidi deklaron se ka lënë Paris Saint-Germain për Juventus, sepse me klubin nga Torino mund ta fitojë Ligën e Kampioneve.

Francezi kaloi nga PSG te bardhezinjtë në verën e vitit 2017 për një shumë prej 25 milionë eurosh dhe që atëherë ai ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit.

"Ardhja te Juventusi ishte një hap përpara, një zgjedhje e logjikshme për të çuar më tej karrierën time. E gjithë kjo pa e ofenduar PSG-në. Është një klub i shkëlqyeshëm, por unë mendoj se kjo skuadër është më e përshtatshme për mua. Te Juventusi kam ambicie ta fitoj Ligën e Kampionëve", ka thënë francezi për radio RMC Sport.

Matuidi ka zhvulluar 108 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola në të gjitha kompenticonet për Zonjën e Vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat