Liverpooli do të tentojë të fitojë Kupën e Botës

Futboll

Liverpooli do të tentojë të fitojë Kupën e Botës

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:07
Liverpooli do të tentojë të fitojë Kupën e Botës

Sonte në orën 18:30, Liverpooli do të tentojë të fitojë Kupën e Botës për Klube pasi në finale do të përballet me klubin brazilian të Flamengo.

Jose Mourinho e ka cilësuar Kupën e Botës për Klube si trofe të vogël, por portugezi ashtu edhe klubi i Liverpoolit s’ka arritur ta fitojë këtë trofe asnjëherë.

Nga katër gjysmëfinalistët e këtij viti, vetëm Flamengo e ka fituar atë, pasi e kishte mposhtur Liverpoolin në vitin 1981.Liverpooli e mposhti me rezultat 2-1 klubin meksikan Monterrey, ndërsa gjysmëfinalen tjetër e fitoi Flamengo me rezultat 3-1 kundër Al Hilal. 

Liverpooli është shpallur kampion i Evropës plot gjashtë herë, por gjatë gjithë historisë ka dështuar për të fituar trofeun e Kupës së Botës për Klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat