Pse gjobitet Barcelona? - Bota Sot
Pse gjobitet Barcelona?

Futboll

Pse gjobitet Barcelona?

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:21
Për gjobitet Barcelona?

Barcelona është gjobitur me 1500 euro dhe është paralajmëruar se mund të dënohet me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë nga Komiteti i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkaku i “trazirave” të shkaktuara në Camp Nou, gjatë El Clasicos kundër Real Madridit.

Gjyqtari Alejandro Hernandez Hernandez ishte detyruar ta ndalë lojën në Camp Nou mes Real Madridit dhe Barcelonës pasi tifozët i kishin gjuajtur disa topa që fryhen me ajër në fushën e blertë, gjatë pjesës së dytë.

Klubi katalonas është ndëshkuar pasi e ka shkelur Nenin 101, pikën 2 të Kodit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Spanjës, që konsiderohet shkelje e rëndë nëse topa ose gjësende tjera gjuhen në fushë nga tribunat, pa marrë parasysh a ndalet loja apo jo.

GRAFCVA692.BARCELONA, 18/12/2019.-.Miles de aficionados levantan pancartas y cartulinas en el estadio del Camp Nou minutos antes de que comience el partido aplazado de LaLiga entre el Barcelona y el Real Madrid.EFE/ Alberto Estevez

Kjo gjë pritej të ndodhte në Camp Nou në shenjë proteste për pavarësimin e Katalonjës nga Spanja, pasi edhe ndeshja mes dy klubeve ishte shtyrë nga 26 tetori në 18 dhjetor shkaku i protestave në qytet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat