Interi – Vidalit: Detyroje Barcelonën të të huazojë te ne në janar

Futboll

Interi – Vidalit: Detyroje Barcelonën të të huazojë te ne në janar

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:21
Arthuro Vidal

Barcelona i do 20 milionë euro për Arturo Vidalin, përderisa Interi raportohet se shpreson se futbollisti do ta detyrojë klubin katalonas të pranojnë të paktën ofertë për ta huazuar atë me opsionin për ta blerë në fund.

Trajneri Antonio Conte dëshiron të ribashkohet me kilianin, me të cilin kishte punuar bashkë gjatë kohës sa ishte trajner i Juventusit, dhe klubi e ka bërë të qartë interesimin për futbollistin e Barcelonës.

Problemi i vetëm që po e pengon një transferim të tillë është aspekti financiar, pasi që Interi s’arriti t’i fitojë paratë që shpresonte t’i merrte me kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve nga grupet.

Sipas mediumit italian, La Gazzetta dello Sport, Barcelona ia ka bërë të ditur Interit se i dëshiron 20 milionë euro për t’ia shitur Vidalin gjatë afatit kalimtar të janarit, që do të hapet qysh në ditën e parë të vitit të ri kalendarik.

Barcelona raportohet se është e gatshme të pranojë edhe ofertë për ta huazuar Vidalin për gjashtë muaj dhe pastaj me obligimin për ta blerë gjatë verës, mirëpo Interi dëshiron ta marrë vetëm si huazim deri në fund të sezonit ose si huazim me opsionin, e jo obligimin, për ta blerë.

Gazetat italiane sugjerojnë se Vidali mund t’i ndihmojë Interit duke tentuar ta detyrojë Barcelonën ta shesë gjatë afatit kalimtar të janarit, veçanërisht pas lajmeve se ai e kishe lënë në gjysmë seancën stërvitore pasi ishte zemëruar kur e kishte marrë vesh se s’do të jetë titullar në derbin e mesjavës kundër Real Madridit.

32-vjeçari i ka bërë 18 paraqitje për Barcelonën gjatë këtij sezoni, duke kontribuar me katër gola dhe një assit. Megjithatë, ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të La Ligës që gati dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat