Guardiola i bën presion Manchester Cityt

Futboll

Guardiola i bën presion Manchester Cityt

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:21
Guardiola i bën presion Manchester Cityt

Kontrata e Guardiolës me Manchester Cityn përfundon në vitin 2021, por trajneri po tensionohet çdo ditë e më shumë, duke parë ndoshta edhe ngjarjet e fundit.

Në fillim diferenca kanionike me kryesuesit e Liverpulit (14 pikë), por edhe largimi i ndihmësit të besuar, Mikel Arteta, kanë bërë që spanjolli të dalë disi jashtë binarëve. Sipas medias angleze, Pep duket i vendosur që të largohet nga drejtimi i Sitit në fund të sezonit, për të provuar një aventurë të re.

Edhe pse ai e ka përgënjeshtruar të pasurin e një klauzole që mund ta lirojë përpara kohe nga të kaltrit, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bajernit, duke iu referuar “Daily Mail”-it, ka kërkuar ndryshime radikale për të vazhduar punën në “Etihad”, jo vetëm në stafin teknik, por edhe në rangjet e futbollistëve. Pasi e ka parë të humbë Artetën, Guardiola u ka vënë në tavolinë drejtuesve emrin e Rodolfo Borrel, për ta afruar në stafin e tij, por ndërkohë ultimatumin më të fortë e ka për 3 blerje që i duhen me çdo kusht, në janar.

Sipas Pep, Siti ka mungesa në mbrojtje dhe në sulm, pasi Zhoao Kanselo i ardhur nga Juventusi nuk po përshtatet me skemat e tij, ndërsa edhe largimi në dukje i sigurt i sulmuesit Leroi Sanesë, në janar te Bajerni, kërkon një zëvendëses të denjë të gjermanit.

Një emër i tretë mund të jetë një mesfushor shkatërrues, duke parë se vetëm Rodri dhe “plakushi” Fernandinjo nuk mund ta mbajnë të gjithë barrën e repartit. Tani u takon drejtuesve të vihen në punë dhe të plotësojnë dëshirat e Pep Guardiolës, ndryshe rrezikojnë seriozisht që ta humbin spanjollin në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat