Futbollisti i Gjilanit ankohet për formacionin e vitit

Futboll

Futbollisti i Gjilanit ankohet për formacionin e vitit

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 11:32
Futbollisti i Gjilanit ankohet për formacionin e vitit

Gjilani i Gentian Mezanit e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Kosovë.

Trajneri vlonjat në verë afroi shumë lojtarë nga Superiorja dhe një prej tyre ishte edhe mbrojtësi i djathtë, Erlis Frashëri.

Korçari, pas publikimit të formacionit më të mirë të vitit 2019 në Kosovë, duket duke i zhgënjyer.

Arsyeja lidhet me faktin që asnjë futbollist i Gjilanit nuk është përfshirë mes më të mirëve. Gjithsesi, me nota ironie ai ka bërë reagimin e tij:

“Këta çuna s’kanë nevojë me qenë në formacionin e vitit. Këta çuna e kanë tregu: janë Kampionë të vërtetë, si në fushë, edhe jashtë saj”.

Gjilani ka në ekip lojtarë si Gerhard Progni, shënuesi i dytë më i mirë me 8 gola, dhe Tomislav Bushic, autor i tetë rrjetave të tundura.

Asnjë prej tyre nuk është preferuar nga trajnerët në Kosovë.

Nga Superiorja te Gjilani kanë kaluar në verë edhe Shkëlzen Ruçi, Oltion Rapa, braziliani Jackson, Franc Veliu, Ylli Shameti, Fjoart Jonuzi dhe Bedri Breca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat