Lewandowski, Mbappe, Immobile – futbollistët që kanë shënuar më shumë gola se ndeshje!

Futboll

Lewandowski, Mbappe, Immobile – futbollistët që kanë shënuar më shumë gola se ndeshje!

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 21:52
Ilustrim

Përveç Anglisë, në Spanjë, Gjermani, Itali dhe Francë ka nisur pushimi dimëror, futbollistët tashmë ia kanë mësyrë botës për t’i kaluar festat e fundvitit.

Kjo është koha kur futbollistët mbushin edhe njëherë bateritë, për të vazhduar në janar aty ku e lanë në vikendin që sapo lamë.

Në pjesën e parë të sezonit 2019/20 pamë kampionate me ndeshje shumë interesante dhe futbollistë që shkëlqyen dhe premtojnë ta bëjnë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Ai që u veçua më së shumti ishte veterani i Bayern Munich, Rober Lewandowski.

32-vjeçari, ashtu si Messi dhe Ronaldo – po tregon se vitet janë vetëm numër.

Jemi vetëm në dhjetor dhe besoni apo jo ai ka shënuar 30 gola në sezonin 2019/20 në vetëm 25 paraqitje, më shumë se çdo futbollistë tjetër në Europë.

Momentalisht është kandidati numër një për ‘Këpucën e Artë’, me 19 gola, derisa Timo Werner është ndjekësi më i afërt me 18 gola, më pas Ciro Immobile me 17 gola, Jamie Vardy me 16 e Lionel Messi me 13 gola.

Sezon tjetër mbresëlënës po zhvillon edhe Kylian Mbappe.

21-vjeçari e mbylli pjesën e parë të sezonit me 20 finalizime në 19 paraqitje, derisa edhe Ciro Immobile i Lazios ka shënuar më shumë gola se që ka zhvilluar ndeshje.

Ai e ka gjetur rrjetën 19 herë në 18 paraqitje në Itali.

Një tjetër futbollistë që ka pushtuar mediat botërore dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane, është 19-vjeçari i Red Bull Salzburg, Erling Braut Haaland.

Ai ka realizuar deri më tani 29 gola në 27 paraqitje.

Në anën tjetër, për dallim me vitet e tjera, ku ishin të parët dhe të paarritshëm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon kanë shënuar 15 gola në 18 paraqitje, respektivisht 12 gola në 21 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat