Konfirmon agjenti i Xhakës, lojtari po transferohet tek Hertha Berlin

Futboll

Konfirmon agjenti i Xhakës, lojtari po transferohet tek Hertha Berlin

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 00:06
Granit Xhaka

Granit Xhaka nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij me Arsenal.

Mesfushori me prejardhje kosovare, Xhaka, i cili aktualisht luan me skuadrën e Arsenal, duket se do të ndërrojë skuadër në merkaton e janarit.

Lojtari ka telashe me tifozët dhe nuk po kalon kohë të mirë me ‘Gunners’, duke bërë që tashmë të interesohet për skuadër të re.

Sipas agjentit të lojtarit, Xhaka ka marrëveshje me Hertha Berlin, dhe do të rikthehet në Bundesliga.

“Shiko, od ta them sinqerisht – ne kemi marrëveshje me Hertha dhe do të pëlqenim të shkojmë në Berlin” ka thënë Noguera për ‘Blick’.

“Kjo është ajo që u kemi thënë bosit të klubit Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar – gjithashtu edhe trajnerit të ri, Mikel Arteta” ka thënë tutje agjenti i lojtarit.

Xhaka ka luajtur në Bundesliga edhe më parë, me skuadrën e Borussia Monchengladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat