Sarri: Jam trajner më i mirë pas sezonit të kaluar në Angli

Futboll

Sarri: Jam trajner më i mirë pas sezonit të kaluar në Angli

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 15:20
Maurizio Sarri

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se është një trajner më i mirë tani pas kohës së kaluar në Angli si trajner i Chelseat.

Sarri kishte vetëm një sezon në Angli, atje ku arriti edhe të fitoj trofeun e parë të Europa League.

“Mendoj se përvoja në Ligën Premier më ka bërë të rritem shumë. Një kampionat i jashtëzakonshëm, për cilësi teknike, por edhe për mentalitet”, ka thënë fillimisht Sarri për Sky Italia.

“Në një vit në Angli, ata kurrë nuk na fyen në një stadium kundërshtar”.

“Këto stadiume, të mbushura me fëmijë, janë diçka që unë mbaj me vete dhe do të dëshiroja t’i shoh përsëri në Itali”.

“Fatkeqësisht, ne jemi akoma larg nga përgjegjësia. Ata (lojtarët anglezë) kanë këtë karakter të veçantë”, përfundoi trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat