Çfarë po ngjan me Hazardin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Hazardin?

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 16:52
Çfarë po ngjan me Hazardin?

Sezoni i parë te Real Madridi po kthehet në një makth për Eden Hazard.

Pas dëmtimit që pësoi që në fillimin e kampionatit dhe rikthimit pa lënë shumë shenjë në fushën e lojës, Hazard u dëmtua sërish në sfidën e muajit nëntor ndaj PSG në Champions dhe vazhdon të qëndrojë jashtë fushave të lojës prej shumë ditësh duke humbur edhe El Clasicon e 18 dhjetorit ndaj Barcelonës.

Rikthimi i tij pritej në fillim të vitit të ri 2020, por duke iu referuar asaj çfarë shkruan MundoDeportivo Hazard do të humbasë edhe Final Four e Superkupës që do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga data 8 deri në 12 janar dhe në të cilën do të marrin pjesë Barcelona, Atletico Madrid, Valencia dhe pikërisht Reali i Madridit që në gjysmëfinale do të sfidojë Los Che.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat