Shkëmbimi Eriksen-Bale?

Futboll

Shkëmbimi Eriksen-Bale?

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 17:06
Shkëmbimi Eriksen-Bale?

Nënkampioni evropian ka dalë me një propozim për Real Madridin për shkëmbimin e yjeve të tyre gjatë janarit.

Tottenhami është i vetëdijshëm se gjatë janarit mund të mbetet pa Christian Eriksenin. Mirëpo, nënkampioni evropian ka dalë me një propozim për Real Madridin.

Në fakt, Spurs janë të interesuar për ish-futbollistin e tyre, Gareth Bale. Dhe, mediumi “El Desmarque” shkruan se klubi anglez e ka bërë gati një propozim për Realin për t’i shkëmbyer yjet e tyre.

Në fakt, Tottenhami është i gatshëm t’i paguajë 30 milionë euro plus ta japë kartonin e mesfushorin danez për yllin uellsian. Jose Mourinho ka qenë në kontakte me Balen dhe Spurs synojnë ta rikthejnë atë në Londër gjatë janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat