Arsenali përmbyset nga Chelsea

Futboll

Arsenali përmbyset nga Chelsea

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 17:01
Përmbyset Arsenali nga Chelsea

Arsenali është në krizë të thellë! ‘Topçinjtë’ ishin në epërsi deri në minutën e 83-të por në fund pësuan humbje me 1:2 nga Chelsea në takimin që u luajt në stadiumin “Emirate” në Londër.

Derbi londinez i takon Chelseas, ndërsa Arsenali edhe me trajnerin Arteta nuk po e  gjen formën.

Në minutën e 13-të, Pierre-Emerick Aubameyang me kokë nga afërsia shënon për 1:0. Në pjesën e dytë ndodhi përmbysja, sidomos në minutën e 83-të pas një gabimit trashanik të portierit Leno Jorginho pa vështirësi shënon për 1:1.

Në minutën e 87-të, Abraham nga afërsia fut topin mes të këmbëve të portierit Leno dhe 1:2 për Chelseat. Skuadra e Chelseas renditet në vend të katërt me 35 pikë, kurse Arsenali është i 12-ti me 24 sosh.

Mbrojtësi Shkodran Mustafi luajti nga minuta e 23-të por me ekipin e Arsenalit sërish zhgënjyen tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat