Arsenali me rekord të zi pas humbjes nga Chelsea

Futboll

Arsenali me rekord të zi pas humbjes nga Chelsea

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 20:38
Arsenali

Arsenali është në formën e tyre më të dobët në shtëpi në 60 vjet pasi pësoi humbje 2-1 ndaj Chelseat të dielën.

Topçinjtë kishin pësuar humbje në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt, Brighton dhe Manchester City.

Edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang i dha skuadrës së Mikel Arteta epërsinë në gjysmën e parë në Emirates, Blutë nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin gjithçka në fund.

Është hera e parë që Arsenali ka humbur katër ndeshje me radhë në shtëpi në të gjitha garat që nga viti 1959.

Në sezonin 59/60, nga 14 nëntori deri më 26 dhjetor, londinezët humbën katër ndeshje radhazi në stadiumin e tyre, kundër West Ham, West Brom, Burnley dhe Luton Town – teksa u eliminuan në FA Cup nga Rotherham, pikërisht në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat