Debakli i VAR-it: “Sikur t’i priste thonjtë e këmbëve, s’do të ishte në pozitë jashtë loje”

Futboll

Debakli i VAR-it: “Sikur t’i priste thonjtë e këmbëve, s’do të ishte në pozitë jashtë loje”

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 22:33
Debakli i VAR-it: “Sikur t’i priste thonjtë e këmbëve, s’do të ishte në pozitë jashtë loje”

Liverpooli erdhi në epërsi përmes Mane, pas asistimit të Lalana, të cilën VAR e ekzaminoi, dhe vendosi që futbollisti anglez nuk kishte luajtur me dorë.

Menjëherë pas kësaj, mysafirët erdhën deri te barazimi përmes Net, por VAR u fut përsëri në skenë.

Pas shikimit të zgjatur të pamjeve dhe tërheqjes së linjave të panevojshme dhe të pashpjegueshme, dhoma e VAR sugjeroi që gjyqtari i ndeshjes të anulonte golin për shkak të pozitës jashtë loje të Johnny, i cili asistoi  bashkëlojtarin e tij.

Kjo tërësi rrethanash nuk kaloi mirë te tifozët e futbollit, ashtu si të shtunën me golin e anuluar të Teemu Pukki kundër Tottenham.

“Nëse ai do të kishte prerë thonjtë e këmbëve para ndeshjes, nuk do të ishte jashtë loje,”, “Futbolli ka marrë fund”, ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve të zemëruar.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat