Guardiola thyen rekordin e Mourinhos

Futboll

Guardiola thyen rekordin e Mourinhos

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 23:19
Pep Guardiola

Pep Guardiola është bërë menaxheri më i shpejtë që arrin 100 fitore në Premierligë pasi e drejtoi Manchester Cityn drejt triumfit kundër Sheffield United.

Golat e gjysmës së dytë nga Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne vulosën rezultatin për kampionët në Etihad, pasi Guardiola arriti 100 fitore në 134 ndeshje.

Goli i Aguero ishte gjithashtu goli i 1000-të i karrierës menaxheriale të Guardiola, duke përfshirë kohën e tij në Barcelonë dhe Bayern Munich.

Menaxheri spanjoll theu rekordin e mbajtur më parë nga Jose Mourinho, i cili arriti fitoren e tij të 100-të në ndeshjen e tij të 142-të si trajner i Premierligës, kur ai e udhëhoqi Chelsea në fitoren 3-1 ndaj Manchester United në janar 2014.

Tjetri në listë është Jurgen Klopp i Liverpoolit, i cili arriti 100 fitore në ndeshjen e tij të 159 kundër rivalëve të Everton në fillim të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat