Valon Behrami nis stërvitjet me klubin italian, me shpresë se do të sigurojë kontratë

Futboll

Valon Behrami nis stërvitjet me klubin italian, me shpresë se do të sigurojë kontratë

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 08:36
Valon Behrami

Valon Behrami ia ka nisur stërvitjet me klubin e Serie A, Genoa, me shpresë se do t’i ofrohet kontratë për ta vazhduar karrierën në ligën elitare italiane.

Ish-mesfushori i Napolit dhe Udineses ka mbetur ka klub që prej largimit nga FC Sion në tetor, transmeton Gazeta Express.

Tuttomercatoweb raporton se 34-vjeçari nga Kosova ka filluar të stërvitë me Genoan, me synim ta sigurojë një kontratë afatshkurtër.

Ish-përfaqësuesi i Zvicrës kishte luajtur për Genoan në sezonin 2003/04. Ai ka qenë pjesë edhe e dy klubeve të tjera italiane si Lazio dhe Fiorentina.

Behrami e ka fituar Kupën e Italisë me Napolin në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat