“Real Madridi më bën të ndihem sikur kam penis të vogël”

Futboll

“Real Madridi më bën të ndihem sikur kam penis të vogël”

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 11:05
Toni Kross

Këngëtari i famshëm Robbie Willliams thotë se Real Madridi e ka bërë të ndihet sikur ka penis të vogël.

Duke folur në një dokumentar për mesfushorin e Real Madridit dhe njëkohësisht shokun e vet Toni Kroos, 45-vjeçari e ka pranuar se ishte përpjekur ta bindte gjermanin t’i bashkohej Manchester Unitedit, klubit që ai e adhuron.

Se ekziston një dashuri e madhe mes tyre nuk është fshehtësi për ata që e ndjekin Kroosin në rrjetet sociale. Këtë e dëshmoi edhe reagimi i Williams pas golit të barazimit në sekondat e fundit që Kroos e shënoi për Gjermaninë kundër Suedisë në Kupën e Botës 2018.

Tani, Williams e ka zbuluar një fshehtësi të pazakontë.

“Ju keni fituar gjithçka në Madrid, të kërkoj t’i bashkohesh Manchester Unitedit!” thotë Williams në dokumentar.

Image

 

“Mendoj se ne e kemi ligën më të mirë në botë; Premierligën.”

“Real Madridi më ka bërë të ndihem sikur kam penis të vogël. Futbolli është feja ime dhe nuk më pëlqen që ka zota më të mëdhenj se i imi”, shtoi ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat