Behrami: Po kthehem në Genoa

Futboll

Behrami: Po kthehem në Genoa

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 13:28
Valon Behrami

Mesfushori nga Kosova do të rikthehet aty ku e kishte nisur karrierën e suksesshme italiane

Valon Behrami është rikthyer në futbollin italian.

Mesfushori kosovar i ka dhënë fund muaj më parë eksperiencës zvicerane me Sionin dhe tash e pret një sfidë e re.

34 vjeçari ka njoftuar se do t’i bashkohet klubit italian, tek i cili e kishte nisur eksperiencën e suksesshme italiane.

Ish-përfaqësuesi zviceran ka nisur tashmë të ushtrojë me ekipin e Genoas dhe sot i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore.

Ai do të luajë për Genoan së paku deri në fund të këtij sezoni.

“Unë kam filluar këtu, kështu që të rikthehem në Genoa do të ishte e shkëlqyeshme”, ka thënë futbollisti mitrovicas.

Ai i është bashkuar ish-trajnerit të tij, Davide Nicola, i cili e mori në dorë ekipin vetëm javën e kaluar.

Behrami e kishte një karrierë të pasur, duke luajtur për Veronën, Lazion, West Hamin, Fiorentinën, Napolin, Watfordin, Hamburgun dhe Udinesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat