“France Football” përzgjedh formacionin ideal të dekadës

Futboll

“France Football” përzgjedh formacionin ideal të dekadës

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

“France Football” ka përdorur klasifikimin e “Topit të Artë” në dhjetë vitet e fundit për të krijuar formacionin ideal të dekadës. Iker Casillas pozicionohet në portë, me një linjë mbrojtëse përpara tij, të formuar nga Lahm si i djathtë, Van Dijk dhe Ramos në qendër, Marcelo në të majtë të prapavijës. Mesfusha iu besohet këmbëve të Modric dhe dy ish-mjeshtrave të Barcelonës: Xavi Hernandez dhe Iniesta. Reparti ofensiv, natyrisht, nuk mund të kishte emra të tjerë, përveç Messi, Ronaldo dhe Neymar.

Edhe pse kriteri që “France Football” ka përdorur për të hartuar këtë top-formacion, është ai i klasikimit për “Topin e Artë”, duket qartë, kjo media e njohur franceze nuk ka hezituar të japë arsyet e përzgjedhjes së secilit lojtar. Kështu, në rastin e portierit, për shembull, Iker preferohet para Neuer dhe Buffon, pasi fitoi Kupën e Botës, Kampionatin Europian dhe Ligën e Kampionëve. Van Dijk, i dyti në garën për “Topin e Artë” të fundit përfshihet për shkak se fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpool. Holandezi do të luante në këtë top-ekip me Ramos dhe Marcelo, dy lojtarët e Real Madridit, që në këtë dekadë kanë fituar nga katër Champions.

Në rastin e qendërmbrojtësit, përveç kësaj, duhet të shtojmë Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian me kombëtaren spanjolle. Sa për të majtin e mbrojtjes, Lahm, një tjetër kampion bote…, u shndërrua edhe në mesfushor. Në qendër të fushës shfaqet Modric, pasi theu duopolin “CR7-Messi” në garën për “Topin e Artë”, vitin e kaluar.

Argjentinasi dhe portugezi e kanë mbizotëruar këtë çmim prestigjioz në këtë dekadë. Kroati i Real Madridit, gjithashtu, fitoi katër Champions dhe u shpall nënkampion bote në “Rusia 2018”.

Dhe, natyrisht, Xavi e Iniesta, dirigjentët e Barçës së Guardiolës dhe Spanjës, megjithëse kurrë nuk e tuan “Topin e Artë”, meritojnë vendin e tyre në këtë ekip ideal. Përpara tyre, bishat që e kanë mbretëruar peizazhin e futbollit në dhjetë vitet e fundit: Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. Në sulmin e këtij formacioni ideal, ata shoqërohen nga Neymar, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e këtij sporti. Portugezi dhe argjentinasi kanë fituar nga pesë dhe gjashtë “Topa të Artë”, respektivisht; kështu që shpjegimi i arsyeve të përzgjedhjes nga “France Football” do të ishte i tepërt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat