Carlo Anchelotti e do James Rodriguezin tek Evertoni, pritet zyrtarizimi

Futboll

Carlo Anchelotti e do James Rodriguezin tek Evertoni, pritet zyrtarizimi

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 19:51
Carlo Anchelotti

Evertoni thuhet se është në pozitë ideale që ta transferojë James Rodriguezin nga Real Madridi.

Carlo Ancelotti ka raporte të mira me kolumbianin dhe dëshiron ta transferojë te skuadra angleze në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave spanjolle, James Rodriguez ka shprehur interesim të madh për tu larguar nga “Santiago Bernabeu”.

El Desmarque raporton se Real Madridi është i gatshëm që ta shesë Jamesin në muajin e ardhshëm, por kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.

Ancelotti dhe James punuan së bashku edhe te Bayern Munich, derisa italiani e kishte transferuar dy herë atë, kështu që kjo gjë mund të ndodhë përsëri ku një kalim i mundshëm i tij tek Evertoni do të ishte një stabilitet i madh për repartin ofanziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat