Memushaj largohet për 1 milion euro nga Pescara

Futboll

Memushaj largohet për 1 milion euro nga Pescara

Më: 3 janar 2020 Në ora: 00:05
Ledian Memushaj

E ardhmja e Ledian Memushaj te Pescara duket se ka marrë fund.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani, që për “Il Messaggero” ka zbuluar edhe shumën që kërkon për kartonin e kapitenit të kombëtares shqiptare.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për të ardhmen e tij. Për ne është një lojtar themelor dhe për këtë ai nuk mund të dhurohet falas. Për Memushaj dua një milion euro. Duhet të respektohen rregullat. Ai është një djalë inteligjent, i lidhur me qytetin dhe me këtë fanellë. Ai gjithmonë e ka treguar atë. Për ne është një udhëheqës. Ka probleme me trajnerin, Luciano Zauri, por gjithçka do të rregullohet,” përfundoi Sebastiani.

Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk po kalon një moment të mirë javët e fundit, ku ka pasur krisje në marrëdhëniet me trajnerin, Luciano Zauri. Kjo pritet të sjellë edhe divorcin mes palëve, me Memushaj që i duhet të gjej skuadër që në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat