Arsenal i futet garës për Ake

Futboll

Arsenal i futet garës për Ake

Më: 3 janar 2020 Në ora: 00:29
Ake

Skuadra e Arsenal po interesohet për një mbrojtës.

‘Gunners’ i janë futur garës për shërbimet e mbrojtësit të Bournemouth, Nathan Ake, bën të ditur ‘Telegraph’.

Me Chambers që ka pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Manchester United, skuadra e Arsenal tashmë ka mungesa opsionesh për mbrojtjen.

Skuadra e Mikel Arteta po shqyrton mundësinë për transferimin e Ake, por në garë për lojtarin janë edhe Tottenham, Chelsea e Everton.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të jetë ajo e preferuara për lojtarin 24 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat