8 lojtarë që ishin të pasur para futbollit

Futboll

8 lojtarë që ishin të pasur para futbollit

Më: 3 janar 2020 Në ora: 08:25
Balotelli

Cristiano Ronaldo, Neymar, Zlattan kanë lindur të varfër dhe kanë arritur të pasurohen duke u bërë yje të futbollit.

Shpesh kemi përshtypjen se të gjithë futbollistët janë rritur në varfëri, por kjo nuk është e vërtetë.

Ja tetë lojtarë që nuk kishin asnjë nevojë për para, por që u bënë akoma më të pasur si futbollistë.

Kaka 

Ricardo Kaka është një nga yjet e pakët brazilianë që nuk vjen nga favelas.

Ai, në fakt, u rrit në një lagje të pasur. Babai i tij ishte një inxhinier dhe mamaja e tij punonte si mësuese.

Ai iu bashkua akademisë së Sao Paulo-s në moshën tetëvjeçare dhe ky ka qenë hapi i parë një karriere të jashtëzakonshme, që e dërgoi atë te Milan-i, ku arriti kulmin.

Kaka ka luajtur edhe për Real Madrid, por është më mirë që këtë pjesë të mos e përmendim.

Pirlo

Andrea Pirlo kishte klas në fushë dhe jashtë saj.

Kjo për shkak se ish-mesfushori i Milan-it vjen nga një familje e mbajtur nga veriu i Italisë.

Babai i tij ishte një biznesmen i pasur.

Balotelli

Super Mario është i çmendur dhe kjo nuk mund të diskutohet.

Ai ndezi fishekzjarrë në banjën e tij dhe gjuajti me shigjeta të rinjtë e City-t dhe pagoi një pronar të një lokali që t'i jepte Vespa-s së tij në det.

Të gjithë i kemi dëgjuar këto histori, por ndoshta nuk e dini se Balotelli ishte i pasur para se të bëhej një futbollist profesionist.

Ai ka jetuar në një shtëpi të madhe në veri të Italisë kur ka qenë fëmijë.

Lloris

Hugo Lloris është një kampion bote dhe një nga portierët më të mirë në planet.

Gjithashtu, ai ka qenë gjithmonë i pasur. Ai është rritur në jug të Francës, mamaja e tij ka qenë një avokate dhe babai një bankier.

Lloris donte të bëhej një tenist profesionist kur ishte i ri gjë që mund të shpjegojë edhe aftësitë e tij me duart.

Lampard

Frank Lampard ka qenë lojtari më i paguar në Premier League kur luante me Chelsea-n, por nuk kishte nevojë të vishte fanellën e Chelsea-t për të mbushur portofolin, duke parë se ai vjen nga një familje futbollistësh profesionistë.

Babai i tij ka luajtur për West Ham-in dhe ka qenë i suksesshëm. Pasuria e trajnerit të Chelsea-t besohet të jetë 50 milionë dollarë.

Van Persie

Holandezi fluturues ka qenë një maestro i futbollit, një artist si prindërit e tij.

Babai i Van Persie ka qenë një skulptor holandez i famshëm dhe mamaja e tij ka qenë një piktore.

Van Persie vjen nga një familje e mbajtur, që është ironike kur mendon se pseudonimi i tij në fushë ishte Robin Hood.

Maldini

Lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e Milan-it është djali i një tjetër legjende të kuqezinjve, Cesare Maldini. Paolo Maldini është një nga qendërmbrojtësi më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është rritur në një familje të pasur. 

Pique

Gerard Pique është një nga futbollistët më të zgjuar dhe me ndikimin më të madh në  botë.

Ai është pranuar në Universitetin e Harvardit dhe po punon që të dojë një perandori të vërtetë me investimet e tij.

Djali i një biznesmeni dhe avokati të pasur, ndërsa mamaja është drejtoresha e spitalit më të madh të Barcelonës.

Ai është rritur mes luksit dhe tani është një nga futbollistët më të pasur në botë me një pasuri prej 55 milionë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat