1 vit pa humbje në Premierligë

Futboll

1 vit pa humbje në Premierligë

Më: 3 janar 2020 Në ora: 08:46
Liverpool

Sot bëhet një vit i plotë prej se Liverpool e ka shijuar humbjen në kuadër të Premierligës.

Tash e 36 ndeshje, “Reds” janë pa humbje në kampionatin më të fortë në botë, ndërsa forma dhe statistikat e tyre janë të frikshme për çdo skuadër.

Humbja e fundit e Liverpoolit në Premierligë ishte ndaj Manchester Cityt në udhëtim me rezultat 2:1.

Vitin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, duke e fituar pastaj edhe tripletën ndërkombëtare, megjithatë për një pikë mbeti prapa Manchester Cityt në garaë për titullin e Premierligës.

Megjithatë, këtë sezon është ndryshe.

Ekipi i Jurgen Klopp janë plot 13 pikë përpara pozitës së dytë teksa kanë edhe një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat