Vidal humb betejën me Barcelonën: Liga hedh poshtë denoncimin për pagat

Futboll

Vidal humb betejën me Barcelonën: Liga hedh poshtë denoncimin për pagat

Më: 3 janar 2020 Në ora: 13:13
Arturo Vidal

Barcellona nuk i detyrohet 2,4 milionë euro të kërkuara nga Arturo Vidal për bonuset e munguara: Komisioni miks me eksponentë të Liga e AFE (shoqëria e futbollistëve spanjollë) nuk ka gjetur mangësi nga ana e klubit blaugrana por një interpretim të gabuar të kontratës nga ana e lojtarit. Nëse mesfushori do të dojë ti shkojë deri në fund cështjes, duhet ti drejtohet eventualisht tek drejtësia civile.

Vidal, përmes avokatëve, kishte kërkuar bonusin mbi bazën e një klauzole (60% të ndeshjeve të luajtura) në kontratë që, sipas vendimit të Komisionit ishte e interpretueshme nga ana e Barcelonës. Pika kyce qëndron në minutat që duhen llogaritur për të stabilizuar që një ndeshje është luajtur vërtetë (zakonisht në kontrata fillon nga një minimum prej 45′ minutash): Vidal jo gjithnjë e ka arritur atë minutash e kështu Komisioni e ka rrëzuar ankimimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat