Mane te Reali?

Futboll

Mane te Reali?

Më: 3 janar 2020 Në ora: 14:47
Mane te Reali?

Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë te Liverpuli, me të cilët ka treguar paraqitje të shkëlqyera dhe kanë arritur suksese të mëdha.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se për sulmuesin senegalez interesohet Real Madridi, me teknikun Zidan që e pëlqen shumë futbollistin dhe e do në ekipin e tij.

Për këtë ka folur edhe një legjendë e Liverpulit, si Stiv Nikol, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se ka mundësi që Mane të kalojë te Reali. “Kur flitet për një lojtar që e kërkon Reali, çdo gjë është e mundur.

Lojtarëve iu shkëlqejnë sytë kur lidhen me madrilenët. Mane duhet të qëndrojë te Liverpuli, sepse ata do ta fitojnë Premier Ligën këtë sezon, ndoshta edhe shumë vite të tjera. Madje kanë shanse që të fitojnë edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë edhe një kalim te Real Madridi është i mundur. Nëse spanjollët e duan një lojtar, atëherë ata e marrin atë. Nuk besoj që do të ndodhë këtë verë, por më vonë çdo gjë mund të ndodhë.”, u shpreh Nikol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat