Ramos? E kam mashtruar gjithmonë. Ju shpjegoj si ia shpëtova karrierën

Futboll

Ramos? E kam mashtruar gjithmonë. Ju shpjegoj si ia shpëtova karrierën

Më: 3 janar 2020 Në ora: 15:07
Sergio Ramos

Sergio Ramos është idhulli i mijëra tifozëve madrilenë dhe jo vetëm, është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura me Spanjën.

Megjithatë, e kaluara e tij fsheh disa shkelje tipike të adoleshencës. Këtë e ka rrëfyer ish-shoku i tij i skuadrës te Sevilla, Dario Silva, që sot punon në një piceri të Malaga-s pas aksidentit të rëndë të pësuar në 2006-ën, që i ka kushtuar amputimin e këmbës.

Ish-lojtari i Cagliari-t ka zbuluar si ia ka shpëtuar karrierën Sergio Ramos, i cili ishte vetëm 17 vjeç në kohën kur filloi të luante me bardhekuqtë.

"Unë dilja gjithmonë natën, por Sergio ishte i ri dhe unë nuk doja që ai të mësohej duke pirë ose të hutohej nga femrat. Ai vinte tek unë, por unë i thoja gjithmonë jo, se nuk mund të dilnim", ka thënë Dario Silva për Movistar.

"Por jam i sigurt se gjithmonë më kontrollonte. E shikoja që më ndiqte me sy për të kuptuar nëse do të shkoja në shtëpi, apo nëse do të dilja".

"Unë bëja gjoja sikur shkoja në shtëpi, ndaloja te rrethrrotullimi dhe kur shikoja që ai ndizte dritat, atëherë unë bëja xhiro me makinë. E kam mashtruar gjithmonë".

"Megjithatë, një herë më kapi dhe më akuzoi se kisha pirë shumë. Unë i thashë se kisha pirë disa gota në shtëpi", ka përfunduar Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat