Sancho duket një tip lojtari për Jurgen Klopp

Futboll

Sancho duket një tip lojtari për Jurgen Klopp

Më: 3 janar 2020 Në ora: 17:47
Sancho duket një tip lojtari për Jurgen Klopp

Ish ylli i Reds thotë se ata në Anfield duhet ta marrin në konsideratë që në janar transferin e yllit të Borussia Drotmund, në mënyrë që ta kenë një tjetër sulmues të madh në radhët e tyre

Një transfer i Jadon Sancho nga Liverpool do të ishte “brilant për të dhe klubit”, thotë ish ylli i Reds Jason McAteer.

Intersi për sulmuesin anësorë të Borussia Dortmund është përfolur javën e fundit.

“Dyshoj që Jurgen Klopp është nën presion për të bërë më shumë lëvizje gjatë afatit dimëror edhe pse nëse do të dëshiroja ta shihja një lojtar të vinte në Anfield, është Jadon Sancho”, ka thënë ai për Racing Post.

“Sancho duket një tip lojtari për Jurgen Klopp. Ai është i ri, talent i jashtëzakonshëm, është ideal për sistemin me të cilin luan Klopp dhe do të mësonte shumë nga njëri prej trajnerëve më të mirë në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat