Interi vazhdon në rrugën e drejtë

Futboll

Interi vazhdon në rrugën e drejtë

Më: 3 janar 2020 Në ora: 17:51
Interi vazhdon në rrugën e drejtë

Interi i Kontes është duke bërë shumë mirë deri më tani në kampionat dhe po kthehet në rrezik potencial për Juventusin.

Zikaltrit po i tregojnë “Zonjës” se lufta për titull do të jetë e ashpër dhe e gjitha kjo falës punës që ka bërë Konte, tek Interi.

Havier Zaneti, duke parë ecurinë e ekipit, i ka dhënë shumë merita Kontes.

“Ky është një vit i rëndësishëm për ne, kemi filluar një etapë të re, bashkë me Konten. Ai është një trajner me shumë personalitet dhe shumë eksperiencë. Gjërat po shkojnë me të vërtetë mirë”, shprehet Zaneti për mediat e huaja.

Më tej ai shton: “Juventusi ka një skuadër shumë të fortë dhe shpresojmë të luftojmë deri në fund  për titullin kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat