Arteta e konfirmon se a do të qëndrojë apo do të largohet Xhaka në afatin e janarit

Futboll

Arteta e konfirmon se a do të qëndrojë apo do të largohet Xhaka në afatin e janarit

Më: 3 janar 2020 Në ora: 20:25
Mikel Arteta

Mikel Arteta ka treguar se futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali në afatin e janarit.

I pyetur për të ardhmen e Xhakës, trajneri i londinezve tha “Unë mendoj se ai do të qëndrojë. Ai ishte shumë i mirë. Me të vërtetë më pëlqen ai, mund të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm për klubin”.

“Më pëlqen mënyra e tij, mënyra e jetimit të profesionit të tij, mënyra sesi stërvitet dhe sa është i përqendruar. Sa herë që flas, ai dëgjon dhe është i gatshëm të mësojë dhe është një lojtar i shkëlqyer” tha Arteta për Granit Xhakën.

Xhaka po ashtu pati një paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Manchester United dhe ku edhe u përkrah nga tifozët e Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat