Arteta ka disa lajme jo të mira për Lacazette

Futboll

Arteta ka disa lajme jo të mira për Lacazette

Më: 3 janar 2020 Në ora: 22:30
Mikel Arteta

Mikel Arteta ka dhënë disa shenja se planifikon ta lë në pushim yllin francez, Alexandre Lacazette.

Lacazette ka hasur në vëshitrësi për të gjetur rrugën e golit gjatë këtij edicioni, dhe Arteta beson se lojtari mund  të ketë nevojë për pakëz pushim.

Trajneri spanjoll ka qenë i kënaqur me paraqitjen e përgjithshme të lojtarit, por pranon se një pushim mund t’i bëjë mirë.

“Ai pati disa mundësi të mira. Ai ka ndihmuar shumë duke na lënë shumë opsione. Ai bën shokët e skuadrës më të mirë, ky është kualiteti më i madh” ka thënë Arteta.

“Ai ka nevojë për vetëm një gol që të kthehet tek tjerat. Ndoshta edhe këmbë më të freskëta” ka thënë trajneri, duke lënë të hapur mundësinë për ta pushuar lojtarin.

Lacazette ka një kontratë të vlefshme me Arsenal deri në vitin 2022. Ai nuk pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat