Juvja bën lëvizjen

Futboll

Juvja bën lëvizjen

Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:08
Juvja bën lëvizjen

Paul Pogba praktikisht mbetet ëndrra e Juventusit që kur francezi u largua nga Torino në verën e vitit 2016. Rikthimi i tij në Manchester më shumë i hapi probleme dhe i solli zhgënjime aq sa lamtumira e tij nga “Djajtë e Kuq” tani duket e sigurt. Në të vërtetë, kampioni i botës mund të largohet nga Premier League që në janar. Juventusi mësohet se po ndërhyn me prepotencë për të bërë të mundur kthimin e tij në Torino pa pritur merkaton e verës.

Lajmi është se Adrien Rabiot mund të përfshihet në negociata. Mesfushori i mbërritur nga PSG deri më tani ka luajtur pak dhe ndoshta ka bindur edhe më pak, por Sarri duket i sigurt se ka mundësi ta ringjallë.

Nga ana tjetër, sidoqoftë, United mund të interesohet për afrimin e tij, pasi është në kërkim të një mesfushori që të lidhë lojën mes reparteve.

Kështu, Juve mund të ofrojë Rabiot dhe 100 milionë euro për të kthyer Pogbanë në Torino.

Kjo shifër është ende larg nga 170 milionë eurove të kërkuara nga klubi anglez (Rabiot do të vlerësohej 25 milionë). Sidoqoftë, në Manchester mund të jenë të kënaqur me një fitim të vogël (Pogba u kushtoi 100 milionë kur u ble nga Juve) vetëm për të hequr qafe atë që sot është shndërruar një problem i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat