Dynamo zyrtarizon nënshkrimin me shqiptarin

Futboll

Dynamo zyrtarizon nënshkrimin me shqiptarin

Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:46
Dynamo Brest zyrtarizon nënshkrimin me Elis Bakajn

Elis Bakaj edhe zyrtarisht futbollist i Dynamo Brest në Bjellorusi, skuadër që u shpall kampione e vendit, duke thyer hegjemoninë 13-vjeçare të Bate Borisovit. Në njoftimin e klubit sqarohet se Bakaj ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

“Dynamo Brest njoftoi nënshkrimin e një kontrate me Elis Bakajn, një futbollist me përvojë e që në periudha të ndryshme ka luajtur për shumë skuadra nga Shqipëria, Rumania, Kroacia dhe Ukraina.

Që nga viti 2018, lojtari 32-vjeçar ka mbrojtur ngjyrat e Shakhtar Soligorsk.

Si pjesë e “bardhebluve”, shqiptari kishte regjistruar 49 ndeshje, në të cilat shënoi 19 gola dhe dha 19 asistime, dhe gjithashtu fitoi Kupën e Bjellorusisë 2019.

Sezonin e kaluar, Elisi u bë lojtari më i mirë në Premier League (Bjellorusi) në rolin e tij, duke fituar 252 pikë në indeksin e Instat. Futbollisti nënshkroi një kontratë për dy vjet. Dynamo Brest i uron Elis Bakajt suksese dhe fitore të reja me ekipin tonë!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat