Haaland zbulon se përse e refuzoi kalimin te Manchester United

Futboll

Haaland zbulon se përse e refuzoi kalimin te Manchester United

Më: 7 janar 2020 Në ora: 09:05
Erling Haaland

Erling Haaland ka zbuluar se përse refuzoi të kalonte në këtë afat te Manchester Unitedi dhe pse zgjodhi Borussia Dortmundit.

Talenti norvegjez u larguar nga Red Bull Salzburg për të kaluar te skuadra gjermane për një shumë rreth 25 milionë euro.

Ishte raportuar se Haaland po kalonte te Djajtë e Kuq dhe ajo punë kishte përfunduar, por që lojtari i befasoi të gjithë me kalimin në Bundesligë, duke dhënë dhe arsyet e tij tani.

“Ata (Dortmundi) erdhën dhe më thanë direkt: ‘Duam që ti të luash në sulmin tonë, e pëlqejmë stilin tënd dhe duam te kemi tek ne’”, ka zbuluar ai.

“Më pëlqeu mënyra se si biseduan me mua dhe vendosa të shkoja atje. Disi e ndjeja se me Dortmundin do të përshtatemi”, ka thënë më tej Haaland.

Norvegjezi kaloi te skuadra gjermane që është shtatë pikë mbrapa liderit Rasneball Sport Leipzig pas 17 javësh të kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat