Neymari alarmon PSG-në: Dua sfidë re këtë verë

Futboll

Neymari alarmon PSG-në: Dua sfidë re këtë verë

Më: 8 janar 2020 Në ora: 10:19
Neymar

Braziliani Neymar ka lënë të kuptohet se do të tentojë ta sigurojë largimin nga Paris Saint-Germaini sërish këtë verë. Ai ka thënë se do ta kërkojë një sfidë të re në karrierë, pasi të përfundojë ky sezon.

Neymari kishte qenë afër kthimit në Barcelonës gjatë verës së vitit të kaluar, pasi ai kishte bërë të qartë klubit francez se nuk dëshironte të qëndronte më tutje në Paris.

Megjithatë, pas disa muajve negociata, dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe Neymari u detyrua të qëndrojë në Francë të paktën edhe për 12 muaj të tjerë.

Fillimisht tifozët nuk e donin më atë në skuadër, por kur Neymari u kthye nga lëndimi i tij, e dëshmoi talentin e vet dhe ia rifitoi zemrat tifozëve.

Por, deklaratat e tij të fundit mund t’i nxisin ofendimet dhe fishkëllimat nga ana e tifozëve sërish. Në një intervistë të fundit, Neymari i zbuloi synimet e tij për këtë vit, duke thënë se e do një sfidë të re.

“Qëllimi im është të fitoj gjithçka që mundem me Paris Saint-Germainin dhe ekipin kombëtar të Brazilit”, ka thënë Neymari.

“Unë dua ta arrij finalen e Ligës së Kampionëve, ta fitojë Kupën e Amerikës dhe pastaj të gjejë sfida të reja në karrierë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat