City ka përgatitur 93 milionë euro për dy lojtarë - Bota Sot
City ka përgatitur 93 milionë euro për dy lojtarë

Futboll

City ka përgatitur 93 milionë euro për dy lojtarë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 19:24
City ka përgatitur 93 milionë euro për dy lojtarë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dëshiron përforcime dhe dy lojtarët e Realit janë në radar.

City ka përgatitur 93 milionë euro për të transferuar Iscon dhe Eder Militao në afatin e janarit.

Kampioni i Anglisë këtë sezon ka qenë në formë jo të mirë në Premierë Ligë, pasi janë 14 pikë mbrapa Liverpoolit.

Sipas El Desmarque, City është duke shpresuar të transferojë Iscon dhe Militaon. 

Isco shihet si zëvendësimi adekuat i David Silvas, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Ndërsa Militao është zëvendësimi adekuat i të lënduarit Aymeric Laporte.

Gjiganti anglez do përballet me Real Madridin në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat